“Do mbetem pa u martuar, më latë pa fat”, Beniada shkrin gjithe shqiptaret me Daje Pashukun

Big Brother Vip kishte përgatitur një klip mjaft të vecantë në lidhje me Beniadën, si një nga personazhet mjaft të pëlqyere në rrjetet sociale.

Videot e Beniadës në Tik Tok po bëjnë namin në rrjet me lapsuseset e veta me gjuhën e saj të calë dhe me ngatërrimet e emrave.

Nuk mund të harrohen ato fjalët e saj për Butrintin dhe Ylli Limanin. Beniada ka qeshur me të madhe dhe ka pasur një surprizë, pasi ka ardhur daja Pashuku.

Ajo u lumturua shumë se kishte ardhur daja Pashuku për të takuar Beniadën. Një dashuri e madhe për Beniadën, megjithatë nuk mund të qëndronte pa lënë një lapsus.

“Daja Pashuku mendonte të më gjente një burrë në Shijak se ka burra të mirë. Pas kësaj videos më latë pa u martuar. Nuk më doli fati në

“Itali dhe tani në Shqipëri nuk do të më dalë fati, as këtu. Ca janë ato videot se na nxorët bojën”, – tha ajo duke shkaktuar të qeshura.