Shpërthimi i fishekzjarreve, humb jetën një 12-vjeçar, një tjetër plagoset

Një djalë 12-vjeçar u vra dhe një tjetër u plagos rëndë në Holandë teksa shikonin një të rritur që shpërtheu fishekzjarre, pavarësisht një ndalimi mbarëkombëtar në natën e Vitit të Ri.

Sipas njoftimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në qytetin e vogël Haaksbergen, në lindje të vendit pranë kufirit me Gjermaninë. Pas ngjarjes, një person është arrestuar, shkruan noa.al.

Përpara pandemisë, festimi i ardhjes së vitit të ri me fishekzjarre të të gjitha llojeve ishte një zakon i praktikuar në shumë shtete, përfshirë edhe Holandën.

Më pas erdhi ndalimi i lojërave piroteknike, për të parandaluar aksidentet e mundshme, që do të vështirësonin punën e urgjencave dhe spitaleve, tashmë të mbushura me pacientë me Covid.

Masa që nëse në këtë rast do të ishte respektuar, me shumë mundësi do të kishte shpëtuar një jetë të re.