Pronarja e ‘Top Channel’ i nxjerr sekretin Ledion Liços, Sara Hoxha jep lajmin e madh për bashkëshortin e saj

Trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Sara Hoxha ka qenë e ftuar në “Wake Up”. Ajo ka treguar në intervistën e rrallë sfidat dhe rreziqet e Big Brother VIP që është aktualisht emisioni më të ndjekur, gjithashtu ka folur për marrëdhënien me Ledion Liçon.

Gjatë intervistës, ajo ka zbuluar një sekret duke thënë se bashkëshorti i saj do rikthehet në televizion brenda vitit 2022.

“Nuk dua të më shohë Meridiani kur puthem”, Einxhel tregon problemin që e shqetëson vazhdimisht
“Unë mendoj që televizionit i mungon Ledionit, aq sa Ledionit i mungon televizioni.

Pavarësisht se ai e ka shijuar kohën si prind dhe kohën që është marrë me ‘Top Albania Radio’, mendoj që është koha për rikthimin e tij në televizion dhe besoj se këtë vit do ta shikoni në televizion, në Top Channel”,- është shprehur ajo.

Ndërsa për ndarjen e mendimeve profesionale me Ledionin, Sara u shpreh se ai është një nga kritikët dhe vlerësuesit e saj më të mirë, por ka raste që ju ndeshen me mendimet.

“Varet, ka momente që e di që dua të bëj gjënë time dhe mbase ai do të kishte mendim tjetër për ta bërë, ndaj nuk ia them fare dhe e shmang si gjë.

Shumicën e rasteve normalisht se ai është më profesionist se unë dhe i marr mendim për shumë gjëra. Ndeshemi herë pas here, mendojmë njësoj herë të tjera, varet nga tematika. Ai dhe Lori janë kritikët dhe vlerësuesit më të mirë.”-ka thënë ndër të tjera Sara.