Kryemadhi poston foton me Metën dhe fëmijët: Ja çfarë na rezervon e ardhmja

“Me nisjen e këtij kapitulli të ri, ju urojmë mbarësi, shëndet, dritë dhe shpresë për atë çfarë na rezervon e ardhmja. Nga familja jonë, me dashuri, gëzuar vitin e ri 2022!”.

Ky është mesazhi i publikuar nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në këtë prag të ndërrrimit të viteve.

Ajo ka preferuar të japë urimin e saj, menjëherë pas mesazhit të lëshuar me anë të një video nga bashkëshorti i saj, presidenti Ilir Meta.

Kryemadhi ka preferuar të ndajë foton familjaren, së bashku me dy vajzat dhe djalin e tij. Një ribashkim pas një viti të mbushur plote me ngjarje politike.