Armando Broja fantastik, shënon sërish në Premier League dhe feston me shqiponjë (Video)

Armando Broja rikthehet protagonist me skuadrën e Southampton në Premier League. I futur në fushë që nga minuta e parë sot, sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 29-të golin e avantazhit ndaj Brighton.

Ky është goli i tretë i Brojës në kampionatin anglez, pas harruar 3 të tjerë që ka shënuar në kupë. Edhe pse me lëndime dhe jo shpesh titullar, sulmuesi kuqezi tregon veten sa herë i jepet mundësia, duke i dhënë pikë të vlefshme skuadrës.

Armando Broja fantastik, shënon sërish në Premier League dhe feston me shqiponjë (Video)