Rama, në takim me nxënës dhe studentë: Kush të dojë, le të ikë!

Kryeministri Edi Rama, u tha nxënësve dhe studentëve që takoi sot në Elbasan, se kushdo është i lirë të la.rgohet nga vendi nëse vlerëson se nuk dëshiron të rrijë në Shqipëri.

I pyetur për arsyet se pse studentët nuk duhet të la.rgohen jashtë vendit Rama tha se kushdo është i lirë që të zgjedhë ku do të studiojë dhe je.t.ojë, por si në Shqipëri, si ja.shtë vendit, kjo botë është e aty.re që g.uxo.jnë dhe janë të ven.do.sur.

“Disa nga ju kë.r.k.uat t’ju themi cilat janë ar.sy.et që të që.ndroni këtu dhe mos ik.ni. Unë pav.arësisht poz.ic.ionit nga ku fl.as në këtë rast, nuk kam ndry.shuar mendimin se si e shoh këtë punë. Çdokush është i lirë dhe në të drejtën e vet të m.a.rrë vendimin se çfarë do të bëjmë.

Për fat të mirë nuk je.t.ojmë më siç jet.onim deri para 30 vj.etësh kur nuk ja bë.im këtë pyetje vetes sepse ishte e vë.shtirë ta ima.gjinoje, jo më të dilje jashtë sh.tetit.

Liria i ka dilemat shumë më të mëdha se zgjedhja e lirë është një zgjedhje shumë më e vështirë se sa imponimi që të vjen nga lart. Kur njeriu është para dilemave duhet të bëjë zgjedhjet e veta, por meqë u pyetëm unë do ta nisja nga e kundërta.

Nuk do thosha arsyet pse duhet të iki, por do filloja nga arsyet pse nuk duhet të iki. Nëse ato nuk janë të mjaftueshme do bëja balancën, por një gjë është e sigurt.

Në të gjitha rastet në Shqipëri, jashtë Shqipërisë kjo botë është e atyre që guxojnë dhe janë të vendosur. Kush guxon ia del kudo që të jetë. Pastaj sigurisht që bën zgjedhjet e veta në varësi se ku do të shkojë dhe sa larg do të ngjitet”.

Kryeministri Rama bëri këto pohime ndërsa zhvilloi një konsultim publik me nxënësit dhe studentët e Elbasanit për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029) që do të prodhojë në bashkëpunim me më të rinjtë një dokument pune dhe angazhimesh konkrete të institucioneve kombëtare e vendore, në funksion të fuqizimit të rinisë shqiptare.