Situata e pazakontë që tmerroi qytetarët, autobuzi nis të lëvizë vetë pasi zbret shoferi, ngjitet në trotuar dhe…

Një situate e pazakontë ka ndodhur sot në Tiranë tek zona e 9 katësheve, ku një autobuz ka përfunduar mbi trotuar. Qytetaret e pranishem jane tmerruar.

Sipas informacioneve nuk raportohet per të demtuar nga ngjarja.

Paraprakisht burime jo zyrtare bëjnë me dije se autobusi ka qenë i ndaluar dhe shoferi kishte zbritur.

Një fëmijë dyshohet se ka lëvizur marshin. Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.

Ndërkohë është bërë testi i alkoolit ndaj drejtuesit të automjetit por rezultoi se nuk kishte konsumuar së fundmi.

Sistemi i frenimit funksionon përmes ajrit, dhe mjeti ka nisur të lëviz pa drejtuesin brenda. Ky i fundit i ka thënë policisë në dëshminë paraprake “Zbrita për të marrë një shishe uji. Pashë mjetin që po lëvizte u nisa drejt tij, por sbëja dot gjë. Fatmirësisht një shtyllë u fut brenda fizarmonikës që pengoi lëvizjen e autobusit”