Serbët e kryqëzuan Anxhela Peristerin pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare, reagon i revoltuar Ardit Gjebrea

Simboli i shqiponjës dykrenare që Anxhela bëri gjatë një paraqitjeje para mediave në Eurovision revoltoi mediat serbe, të cilat e cilësuan veprimin e këngëtares shqiptare si një provokim duke e quajtur s kandal.

“Në prag të mbrëmjes së parë gjysmëfinale të Eurovision, e cila po mbahet në Hollandë në Roterdam, kishte një skandal kur përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri, doli para shtypit dhe tregoi simbolin e Shqipërisë së Madhe, “Shqiponja me dy koka”.

Ndërkohë media “Srbijadanas” akuz onte Anxhelën se ka kopjuar këngëtaren serbe, Lepa Brena me veshjen e saj.

Pas këtyre artikujve ka reaguar i revoltuar edhe Ardit Gjebrea, i cili i ka konsideruar të sëmurë mendorë.

“Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë”, ka shkruar Arditi duke postuar lajmin në fjalë.