Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, moderatorja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe moderatorja, Xhesi Muçaj është bërë nënë për herë të parë. Këtë lajm të bukur e ka bërë të ditur vetë Xhesi përmes fotos së parë me të voglin e saj. Ajo gjithashtu përmes disa rreshtave dedikuar të birit ka zbuluar dhe emrin e tij. Moderatorja dhe partneri i saj, Oen Nallbati kanë vendosur që të voglin e tyre ta pagësojnë me emrin, Neonick.

“Ti se ke idenë sesa shume të duam unë dhe babi jot, se ke iden sesa shumë njerëz janë gëzuar për ty dhe sesa shumë të duan. Dy gjyshërit e tu të kanë bekuar nga lart që ti të vije i shëndetshëm, i bukur dhe plot lumturi në jetën tonë. Te duam.”, ka shkruar Xhesi krahas fotos.

Menjëherë qindra urime ka marrë moderatorja nga të afërmit, kolegët dhe ndjekësit e saj.