Lajmi i fundit! Merret vendimi nga KAS, kutitë do të numërohen sërish

Komisioni i Ankimimeve dhe San ksioneve në KQZ po shqyrton kërkesën e dytë ankimore të LSI-së për qarkun Berat, ku kërkon për rinumërim të votave.

PS mbështet kërkesën e LSI për të hapur kutitë në qarkun e Beratit. Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Eridian Salianji theksoi se në kuadër të transparencës mbështet hapjen e kutive duke shprehur bindjen se rezultati në këtë qark nuk do të ndryshojë.

LSI në kërkesën fillestare kërkoi hapjen e 114 kutive të votimit, por tashmë kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin 277 kutitë të të gjithë qarkut të Beratit.

PS mbështeti kërkesën e parë për 114 kutitë duke nënvizuar se nëse do të ketë ndryshim rezultati nga rinumërimi i këtyre kutive, do të rinumërohen të gjitha.

Përfaqësuesi i LSI-së shprehet se ka prova video ku faktohet manipulimi në zgjedhjet e 25 prillit që mund të çojnë në hapjen e kutive të votimit.

“Ato vota nuk mund të rrinë në 0, ne duam të hapim të gjitha votat, edhe ato të kandidatëve edhe për subjektet, të hapen e të rinumërohen. Do na duhej pak kohë por sa i referohemi tabelës, të mbështeteshim tek kjo tabelë dhe në vijim të vazhdohej në të gjithë qarkun Berat”, tha përfaqësuesi i LSI-së në KAS, Altin Kaziaj.

KAS u tërhoq për vendim se sa kuti të qarkut të Beratit do të rinumërojë.

Një ditë më parë KAS vendosi me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër.

Në lidhje me ankimimet për Qarkun Berat administrata e KQZ shqyrtoi materialet zgjedhore për 24 kuti për këtë qark, për të gjetur parregullsi me kërkesë të LSI-së. Kujtojmë se LSI ka humbur një mandat në Berat për 77 vota.

KAS vendosi një ditë më parë se rezultati i votimit më 25 prill për Qarkun e Gjirokastrës mbetet ai i shpallur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, KAS është mbledhur sot për të marrë vendim për rinumërimin e votave për Beratin dhe më pas do të vijojë ankimin për qarkun e Vlorës.