E bukura Arbnorë, aktore në Turqi, modele në Kosovë

Ish “Miss Kosova” dhe tani aktorja, Arbnora Ademaj së fundi ka pranuar një rol në një nga serialet turke, xhirimet e të cilit tashmë kanë filluar.

Arbnora arrin gjithmonë të marrë vëmendje me paraqitjen e saj dhe talentin në fusha të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Pas disa vitesh, ajo sot i është kthyer pistës së modelimit, në eventin e madh të modës “Prishtina Fashion Nights”, ku shumë kreatorë kanë prezantuar koleksionet e tyre.

E bukura Arbnorë, aktore në Turqi, modele në Kosovë

Modelja pa asnjë dyshim arriti të dëshmojë edhe një herë, që me bukurinë e saj dhe profesionalizmin është e pazëvendësuar dhe nuk ka konkurrencë. /Kosovarja/