Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të ndryshojnë temperaturat

Dita e sotme do të sjellë një mot me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin tonë, kushte të cilat mbeten prezente deri pas mesditës kur vranësirat bëhen më të dendura, por sërish vendi rrezikohet vetëm nga ndonjë shi afatshkurtër dhe kryesisht në zona të izoluar në Lindje të vendit.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie prej 1-2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke ulur vlerat minimale dhe maksimale në rang territori nga 7°C në 24°C.

Era do vijojë të fryjë e lehtë në tokë por mesatare në bregdet ndërsa disi më e fortë paraqitet era në hapësirat detare të Jonit ku pritet shpejtësia prej 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor gjatë gjithë ditës duke ruajtur në brigjet detare dallgëzimin 3 – 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Perëndimore dhe pjesërisht Rajoni i Mesdheut do të paraqiten me mot të kthjellët. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të përfshihet nga vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta shiu.

Kosova

Vijojnë kthjellimet e alternuara nga vranësira të herë pas hershme në të gjithë Kosovën. Vranësirat shtohen pas mesditës dhe në orët vijuese , por sërish mundësia për shi paraqitet vetëm në zona të izoluara dhe vetëm në momente të shkurtra kohore.

Maqedonia e Veriut

Mbetet MV në të njëjtën tablo sinoptike ku kthjellimet ndërpriten shpesh herë me vranësira të dukshme. Më të shpeshta vranëisrat gjatë mesditës dhe pasdites , por sërisht krijohet mundësia vetëm për ndonjë shi të izoluar dhe në sasi të pakët. /S.H /NOA.al