Pak muaj larg zgjedhjeve të 25 prillit 2021, astrologu ‘i habit’ të gjithë me parashikimin e tij

Sipas astrologut Jorgo Pulla, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë shumë ndryshe nga zgjedhjet e kaluara.

I pyetur në “Shqipëria live” se cilin nga kandidatët favorizojnë yjet, astrologu nuk jep përgjigje por thotë se do të kemi zgjedhje ndryshe nga çdo herë tjetër. “Do të ketë një ndryshim madhor që do të mbetet në histori, do jenë komplet ndryshe”.

Jorgo Pulla parashikon se do të kemi shumë ndodhi para 25 prillit, do të zbulohen gjëra të tjera që do të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Sipas tij, në zgjedhjet e 2021-shit do të fitojë populli.

Do të shohim sa do të qëndrojnë këto parashikime në 25 prill 2021.