Ish-kampioni shqiptar i botës në karate: Monumenti i Skënderbeut duhet të jetë dhe në Nish e Medvegjë, do ti financoj vetë

Ish-kampioni botëror i karatesë, Enver Idrizi, i ftuar nga diaspora shqiptare dhe mediat zvicerane, ka qëndruar në Zvicër me rastin e 552-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Ai vizitoi bustin e Heroit tonë Kombëtar në Gjenevë, duke vendosur dhe një tufë me lule.

Marrë shkas nga busti në Gjenevë, ai tha se buste të tilla duhej të vendosen në gjitha trojet shqiptare, përfshirë Nishin dhe Medvegjën.

Ky shekull në të gjitha vendet shqiptare, duke mos përjashtuar diasporën tonë, në të pesë kontinentet e botës, njihet si shekulli Skënderbeg, tha Idrizi, i cili shprehu dëshirën që të financojë ndërtimin e monumentit të Skënderbeut në Nish dhe Medvegjë.

“Unë dua ta shoh Skënderbeun në Medvegjë dhe Nish. Kur e kemi Skenderbeun në Gjenevë, pse të mos e kemi Skenderbeun në vendet shqiptare. Unë do të ndihmoj dhe financoj instalimin e bustit të Heroit tonë Kombëtar në këto dy qytete shqiptare” – tha ish-kampioni i botës në karate.

Në një deklaratë të cituar në mediat zvicerane, ai tha se figura e Skënderbeut, si një simbol i rezistencës dhe lirisë kombëtare, duhet të shërbejë si një model bashkimi për udhëheqësit shqiptarë në Tiranë dhe Prishtinë, dhe veçanërisht ata në Kosovë gjatë grindjeve dhe mosmarrë veshjeve.

Enver Idrizi, i cili është me origjinë shqiptare nga Maqedonia, ka lindur në Shkup në 1966 dhe aktualisht jeton në Gjermani.

Ai luajti për ekipin kombëtar kroat pas shpalljes së pav arësisë në 1995, për të cilën fitoi medaljen e parë sportive ndërkombëtare në histori.