Fifi e thotë hapur: Kam qenë shumë e dashuruar, po ai s’ma v arte

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi , Fifi është shumë e hapur me fansat e saj. Ajo iu jep herë pas here mundësinë atyre që t’i parashtrojnë pyetje në rrjetet sociale.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, ku nuk ka hezituar t’u kthejë përgjigje ndjekësve në InstaStory.

“A ke dashuruar ndonjëherë?”, ishte një pyetje mjaft private e drejtuar nga një fans, por që Fifi si gjithmonë nuk hezitoi të tregohet e hapur. “Marrëzisht/ kokë e këmbë…ama mua s’e di a më ka dashur ndonjëherë”, ka qenë përgjigja e Fifift.
Këngëtarja dhe autorja e shumë këngëve të njohura ka treguar se në raste të caktuara, edhe përmbajtja e teksteve të thella në këngët e saj nganjëherë lidhet me ngjarje nga jeta private.